E Diel, 1 Nëntor 2026

14 milionë euro për mbikalimin te teknologjiku

 

Këshilli i Ministrave miratoi dje marrëveshjen e huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim (EBRD) për financimin e projektit të zhvillimit të rrugëve  të bashkinë e Tiranës. Ky vendim mundëson financimin e projektit të rikonstruksionit dhe zgjerimit të urës së Lanës, pranë shkollës teknologjike si dhe ndërtimin e qendrës së Kontrollit pranë Bashkisë së Tiranës. Kredia e siguruar nga BERZH është në shumën 14.6 milion euro dhe periudha pa pagesë principali është 3 vjet. “Projekti ishte parashikuar të realizohej brenda 31 dhjetorit 2008 por me qëllim realizimin e dy objekteve të reja të futura në projekt, u ra dakord shtyrja e afatit të përfundimit deri në 31 dhjetor 2010”, thuhet në relacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›