Legalizimet, emrat e 3930 familjeve që marrin tapitë
Qeveria legalizon shtëpitë e 3930 familjeve në të gjithë vendin. Gazeta boton të plota emrat e përfituesve bashkë me sipërfaqet e pronave që do të marrin tapitë. Në lista janë 579 familje që marrin tapitë për shtesat në pallatet e ndërtuara para vitit 1993 dhe emrat e 3351 familjeve, të cilëve i legalizohet shtëpia dhe prona pa leje. Në total legalizohen 12.120 metra katrorë shtesa pallatesh dhe 1,167,342 metra katrorë ndërtime në toka të zëna pa leje. Ndërtimet e legalizuara dje janë të shtrira në qarkun e Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës. Ndërsa shtesat e pallateve në qytetet Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Tiranë. Kush e paguan cash vlerën e legalizimit të objektit do të përfitojë 20 për qind ulje. Sipas drejtuesve të ALUIZNI-it, për kalimin e pronësisë ose të parcelës ndërtimore, në rastet kur e shlyen menjëherë do të ketë një bonus në masën 20% ulje. Kostoja financiare e shërbimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje është 4000 lekë. Sipas ligjit, pronari i ndërtimit pa leje që në momentin që i legalizohet banesa ka 3 vjet afat për ta paguar atë. Projekti i ALUIZNI-t ka si qëllim që të krijojë lehtësira për të gjithë ata që do të paguajnë brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërsa për ata qytetarë që nuk kanë mundësi financiare për ta paguar menjëherë do të përdoret sistemi me këste deri në 3 vjet. Gjatë kësaj periudhe prona regjistrohet në hipotekë dhe mbetet në pronësi të shtetit deri në momentin që përfundon pagesa.
PER TE PARE LISTEN E PLOTE SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF