E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoria e Rrugëve bëhet Autoritet

 

Qeveria ka marrë dje vendim të shkrijë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe në vend të tij të krijohet Autoriteti Rrugor Shqiptar. Autoriteti ka për detyrë të operojë në mënyrë të tillë në të gjitha veprimtaritë që organizon për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës si dhe ndërmerr studime, kërkime shkencore dhe eksperimente për eficencën, trafikun, qarkullimin dhe sigurinë rrugore. “Ministri mund të ndërmarrë vendimin për kalimin e një pjese të rrugëve, me pronar shtetin apo me pronar entet e tjera, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor, kur gjykon se funksionimi i tyre mund të kryhet më mirë nga Autoriteti”, thuhet në vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›