"14 shtatori", procesi shtyhet në zyrën e gjyqtarit
Procesi gjyqësor i tejzgjatur i revoltave të 14 shtatorit 1997 është shtyrë përsëri në Gjykatën e Tiranës. Gjyqi ishte vendosur të zhvillohej në orën 11:00. Në sallën e gjyqit, i pandehuri Ekrem Spahia priste nga momenti në moment që të mbërrinin prokurorët dhe trupi gjykues, si dhe të pandehurit e tjerë. Por... pritja e tij ka zgjatur rreth 30 minuta dhe më pas një punonjës i gjykatës i komunikon se gjyqi ishte shtyrë. Spahia mësoi se seanca ishte zhvilluar në zyrën e gjykatësit Ilir Çeliku, duke shkelur kështu edhe urdhrin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ndalonte në mënyrë kategorike zhvillimin e seancave në zyrë. Duket se procesi i "14 shtatorit" duket se nuk do të zhvillohet asnjëherë, pasi edhe në momentin që të pandehurit paraqiten në gjykatë, është kjo e fundit që shkel ligjin.