CEB, 40 milionë euro për rrugët dytësore
Një delegacion i Ministrisë së Financave i kryesuar nga zv. ministri Sherefedin Shehu ndodhet në Paris për të negociuar me Bankën e Këshillit të Evropës për Zhvillim, CEB, për një financim të projektit të rrugëve dytësore në Shqipëri.
Pas negociatave dyditore, CEB-i ka rënë dakord të financojë 40 milionë euro ose 51 milionë dollarë. Në këtë mënyrë, projekti bëhet efektiv menjëherë dhe do të fillojnë procedurat e tenderimit. Financimi i CEB-it prej 40 milionë eurosh me kushte shumë të favorshme, duke iu bashkuar financimeve të akorduara nga IDA, Fondi OPEC dhe IPA sigurojnë një shumë prej rreth 96.4 milionë dollarë për këtë projekt, ndërkohë që do të vijojnë negociatat dhe me institucione të tjera për të siguruar financimin e nevojshëm. Projekti në total ka një vlerë prej rreth 400 milionë dollarësh dhe financimet do të përdoren për rrugë me ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të zonave rurale. Me këto para mendohet të ndërtohen rreth 1500 km rrugë dytësore dhe rurale.