"Gërdeci", 4 makina për të çuar dosjet në gjykatë
Dy ditë para përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, firmos dërgimin e dosjes me 30 të pandehur në Gjykatën e Lartë. Një dosje voluminoze me 80 fashikuj është depozituar në sekretarinë e gjykatës dje pasdite. Në këtë operacion janë angazhuar makinat më luksoze të këtij institucioni, madje edhe vetë automjeti me të cilin lëviz Ina Rama, një "Audi" prodhim i fundit.
Ndërkohë, i gjithë grupi hetimor ka marrë pjesë në fazën përmbyllëse të dosjes voluminoze. Aktet sekrete hetimore nuk i janë besuar asnjë punonjësi që nuk kishte lidhje me dosjen. Madje, oficerët e policisë gjyqësore kanë shoqëruar aktet deri në Gjykatën e Lartë, me frikën e sabotimit dhe nxjerrjes së sekretit nga punonjës të tjerë të prokurorisë. Dje, rreth orës 15:00 deri në orën 16:20, katër automjete të Prokurorisë së Përgjithshme kanë shërbyer për të dërguar në gjykatë dosjen më gjigante të njohur deri tani në praktikat e drejtësisë shqiptare. Bëhet fjalë për 80 fashikuj me rreth 30 mijë faqe gjithsej. Në Gjykatën e Lartë janë dorëzuar edhe prova, si kompjuterë ku gjenden dokumente të firmosura nga gjeneralët dhe ish-punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët i kanë hapur rrugë procedurës ligjore për ndërtimin e fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec.
Dosje voluminoze
Katër automjete të Prokurorisë së Përgjithshme kanë shërbyer dje për të transportuar drejt Gjykatës së Lartë dosjen prej dhjetëra mijëra faqesh të çështjes "Gërdeci". Me urdhër të drejtuesit të hetimeve, Sokol Stojani, personat që shoqëruan dosjen ishin më të "besuarit". Oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë urdhër që të udhëtojnë bashkë me shkresat në gjykatë, deri në dorëzimin final. Mësohet se një punonjëse e arkivës në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë zyrtarja që ka firmosur dorëzimin e dosjes në Gjykatën e Lartë. Për në Gjykatë ka udhëtuar edhe prokurori Arben Dollapi, i cili ka shoqëruar gjithashtu dokumentet e dosjes voluminoze, ndërsa nën prezencën e tij, punonjësit e prokurorisë kanë dërguar në arkivën e gjykatës edhe provat shkresore të çështjes. Mësohet se Kryeprokurorja Ina Rama ka qenë në kontakt minutë pas minute për mbarëvajtjen e dorëzimit të dokumenteve. Operacioni është kryer në fshehtësi të plotë, si dhe i survejuar nga zyrtarët më të lartë të organit qendror të akuzës. Dje, rreth orës 15:00, një automjet i mbushur me kuti kartoni bosh, ka mbërritur në akuzën qendrore. Oficerët e policisë gjyqësore, me shpejtësi i mbushën me dokumente shkresore. Ndërkohë, në derën e pasme të prokurorisë automjetet prisnin me radhë për t‘u drejtuar në Gjykatën e Lartë. Një "BMW X5" me targë TR 5472 R ka qenë mjeti i parë që është drejtuar për në gjykatë. Në të udhëtonte personalisht edhe prokurori Arben Dollapi, i cili ishte një nga personat që ka hetuar më së shumti për shpërthimin e fuqishëm të 15 marsit. Pak minuta më pas, ka filluar dorëzimi i materialeve të dosjes në sekretarinë e Gjykatës së Lartë. Automjeti i dytë i "ngarkuar" me dosjen "Gërdeci" ka qenë një mjet "Audi", me targa TR 5469 R, i cili përdoret nga Prokurorja e Përgjithshme.
Dorëzimi i provave
Dita e djeshme ka qenë tepër e ngarkuar për oficerët e policisë gjyqësore. Për 12 muaj me radhë, kanë marrë çdo dokument dhe provë shkresore për tragjedinë, ndërsa dje janë marrë personalisht për transportimin e materialeve shkresore drejt Gjykatës së Lartë. Hetuesit kanë marrë në duar shkresat sekrete dhe në prani të punonjëses së protokollit të Prokurorisë së Përgjithshme i kanë dorëzuar në gjykatë. Procedura ka zgjatur disa orë, pasi materialet kanë qenë me "tonelata". Procedura mësohet se ka përfunduar në orët e pasdites, ku zyrtarët e akuzës qendrore kanë qenë në gatishmëri për çdo rast. Për çdo lëvizje mjeti nga prokuroria në drejtim të Gjykatës së Lartë, zyrtarët e prokurorisë duhet të kishin dijeni. Madje, edhe për dokumentet që ndodheshin në automjet. Sipas informacioneve, shoferët nuk kishin të drejtë të lëviznin dokumentet e dosjes, pasi konsiderohen sekret shtetëror...
100 faqe
Kërkesa për gjykim "sekret shtetëror"!
Prokuroria e Përgjithshme ka refuzuar dje të publikojë kërkesën për gjykim të dosjes "Gërdeci". Zyrtarë të akuzës qendrore, të kontaktuar nga gazeta "Shqip", thanë se në të përmbahen sekrete hetimore dhe shtetërore, pasi tragjedia e Gërdecit ka përfshirë edhe disa ushtarakë. Mësohet se vetëm kërkesa për gjykim është rreth 100 faqe, ku janë të pasqyruara të gjitha veprimet, nga momenti i shpërthimit e deri te vënia para përgjegjësisë të 30 të pandehurve. Kërkesa për gjykim ka të pasqyruara edhe provat e organit të akuzës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkaktuan shpërthimin e fuqishëm të 15 marsit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën.
Avokatura e Shtetit, padi civile firmës së Delijorgjit
Gërdeci, firma "Albademil", e pandehur!
Për herë të parë në legjislaturën e shtetit shqiptar, një firmë private merret e pandehur. Bëhet fjalë për shoqërinë "Albademil", në pronësi të Mihal Delijorgjit, i akuzuar si një nga shkaktarët kryesorë të tragjedisë së Gërdecit. Burime nga akuza qendrore thanë se firma ka konsumuar elementë të veprës penale dhe si person juridik, i atribuohet një vepër penale si ajo e shkeljes së rregullave teknike të mbrojtjes, si dhe vrasjes masive. Mësohet se një gjë e tillë realizohet me qëllim sekuestrimin e të ardhurave të firmës dhe paratë e fituara prej saj të shkojnë në favor të shtetit për të rimbursuar shpenzimet për rindërtimin e fshatit të shkatërruar.
Ndërkohë, Avokatura e Shtetit ka depozituar në Gjykatën Civile të Tiranës një padi ku i kërkojnë firmës së Delijorgjit që të paguajë të gjitha dëmet e paguara nga shteti në Gërdec.
Prokuroria merr të pandehur edhe ekonomisten e kompanisë MEICO
"Gërdeci", në një gjyq politikanë, ushtarakë dhe civilë
Prokuroria e Përgjithshme do të ulë së bashku në bankën e të akuzuarve politikanë, ushtarakë dhe civilë, të akuzuar si shkaktarë të mundshëm të shpërthimit të fuqishëm më 15 mars 2008 në Gërdec. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ish-punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes (politikanët) kanë mundësuar lejimin e aktivitetit të demontimit të municioneve në Gërdec. Këta punonjës kanë hartuar edhe bazën ligjore të ndërtimit të fabrikës, duke konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë gjeneralët (ushtarakët) kanë neglizhuar rregullat e ushtrisë, duke u servirur civilëve municione ushtarake. Civilët janë favorizuar nga politikanët dhe ushtarakët dhe kanë mundur kështu të demontojnë municione në Gërdec, duke përfituar miliona euro.
Prokuroria e Përgjithshme tha dje se ka marrë të pandehur personin e 29, i dyshuar se me veprimet dhe mosveprimet e veta, ka shkaktuar tragjedinë. Ajo është Juliana Margariti, me profesion ekonomiste dhe punonte në kompaninë e shitblerjeve të armëve MEICO. Gjatë lidhjes së kontratës nga MEICO me "Albademil", Margariti ka kryer të gjitha transaksionet bankare.
TË PANDEHURIT:
1. Fatmir Mediu, ish-ministër i Mbrojtjes
2. Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit
3. Agim Lala, ish-zëvendësshef i Shtabit
4. Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar
5. Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse
6. Ramadan Tartari, ish-drejtor në Ministrinë e Mbrojtjes
7. Ndue Marku, ish-drejtor i Harmonizimit të Legjislacionit
8. Ardian Mullahi, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë
9. Adriatik Mema, ish-sekretar i përgjithshëm i ministrisë
11. Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit
11. Dashnor Çaushaj, kryetar i komisionit të kategorizimit të municioneve
12. Zenun Fero, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
13. Hysni Coçka, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
14. Hilmi Laçaj, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
15. Fari Toska, anëtar i komisionit të kategorizimit të municioneve
16. Rezart Tërshana, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
17. Besnik Dauti, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
18. Agim Babameto, anëtar i komisionit të çmimeve të fishekëve
19. Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh
20. Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan
21. Gëzim Oshafi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
22. Denis Hajdari, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
23. Jorgo Mino, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
24. Fatbardh Kuçi, anëtar i komisionit të çmimeve të municioneve të rënda
25. Juliana Margariti, ekonomiste, shefe finance te MEICO
26. Firma "Albademil", me pronar Mihal Delijorgjin
TË PANDEHUR NË BURG
27. Ylli Pinari, ish-drejtor i MEICO-s
28. Mihal Delijorgji, administrator i shoqërisë "Albademil"
29. Dritan Minxholi, drejtor teknik i shoqërisë "Albademil"
30. Sokol Gjeçi, ish-punonjës i ndërmarrjes shtetërore MEICO