14 vjeç dhëndër, martesa e mohuar që po përgjak dy familjet
Korçë- Martesa e mohuar nga familja e vajzës, dhe rrëmbimi i saj nga familja e djalit po përgjak pjesëtarët e familjëve Ajredini dhe Trëndafili në Bilisht të Korçës. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik disa ditë më parë kur u raportua se është rrëmbyer një 11-vjeçare në Bilisht, dhe prindërit e saj kanë denoncuar zhdukjen.
Ndërkaq historia vazhdon…Mesohet se rrëmbyesit e 11-vjeçares E.T nuk e konsiderojnë shkelje të ligjit këtë veprim, pasi sipas tyre kjo është bërë për qellime martese. Sipas familjes Ajredini, martesat në moshë të vogel në komunietin rom është pjesë e traditës, dhe aspak një shkelje ligji.
Rrëmbimi i 11-vjeçares nga dy pjesëtarë të familjes Ajredini ka shkatuar debate dhe përplasje mes kësaj familjeje dhe asaj të Trëndafilëve, në Bilisht.
Ndonëse vajza e mitur tashmë është me familjarët e saj, sërish debatet mes dy familjëve rome vazhdojnë, duke shenuar edhe dhunë të herë pas hershme mes anëtarëve të dy fisëve.
Nga ana tjetër vetë dhëndri” 15 vjeçar, G.Ajredini ka deklaruar se vajzën e ka marrë për qellime martese, dhe ka hedhur poshtë akuzat e rrëmbimit me anë të dhunës. Madje ai ka pranuar që mes dy familjëve ka pasur edhe konfrontime fizike.
Nga ana e tyre të afërmit e 15 vjeçarit pohojnë se nga na e tyre kanë tentuar ta zgjidhin këtë problem por janë dhunuar nga familjarët e vajzës.
Mesohet se nëna e vajzës ka qelluar me mjete të forta Zamira Ajredinin, nënën 15-vjeçarit duke e plagosur në kokë dhe në trup. E cila aktualisht gjendet në spitalin rajonal të Korçës.
Tashmë ndaj familjes Ajredini rendon denoncimi i familjes Trëndalifi për marrje të 11-vjeçarës kundër vullnetit të prindërve të saj.
Shkrime të tjera me interes: