E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pako-bombë anonime, në Ambasadën greke në Paris

PARIS - Një pako e mbushur me lëndë shpërthyese me destinacion ambasadorin grek në Paris, ka mbërritur dje në selinë e ambasadës greke në kryeqytetin francez.

Sipas policisë, zarfi nuk e kishte të shkruar emrin e dërguesit. 

Pakoja me pajisje shpërthyese u gjet në kohë, punonjësit e ambasadës u evakuuan dhe policia franceze bëri shpërthimin e kontrolluar të lëndës shpërthyese.

Sipas të dhënave, punonjësit e personelit nuk pësuan asnjë lëndim dhe nuk ka pasur asnjë dëm nga shpërthimi i kontrolluar. 

Policia mendon se dërgues i pakos-bombë mund të jetë një organizatë italiane ekstremiste e quajtur FAI.

4 katër ditë më parë, organizata italiane FAI mori përgjegjësinë për dërgimin e një letër-bombë te kreu i Deutsche Bank Josef Ackerman. 

Gjithashtu të premten e kaluar nga shpërthimi i një pako-bombë, u plagosën disa zyrtarë të taksave italiane dhe përgjegjësinë e mori sërish organizata FAI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›