E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimeve, Bashkia inspekton tregjet: S'do lejojmë rritje spekulative

TIRANË- Bashkia e Tiranës do të frenojë cdo tendencë spekulative nga ana e tregëtarëve për të rritur cmimet e ushqimeve dhe artikujve të tjerë për festat e fundvitit. Këtë deklaratë bëri sot nënkryetari i Bashksië së Tiranës, Edmond Panariti i cili bëri një inspektim në tregjet e kryeqytetit, ku kërkoi afishim të cmimeve nga tregëtarët.

“Insistuam që këto cmime të jenë transparente, të jenë të shpalluara. Ne konstatuam se cmimet në një pjesë të madhe të tregut nuk janë të afishuara. Do të ushtrojmë të gjitha kopetencat dhe kapacitetet që na njeh ligji për abuzimet dhe për ti ardhur në ndihmë konsumatorit kryeqytetas në mënyrë që cmimet të jenë të pranueshme dhe të parballueshme”,- theksoi Panariti.

Bashkia e Tiranës nënvizon se nuk do të lejojë rritjen abusive të çmimeve dhe do të marrë masa ndaj shkelësve. Duke kryer kontrolle në tregjet e ndryshme të kryeqytetit për të mos lejuar rritjen e çmimeve abuzive sidomos për festat e fundvitit.

“Ne do të ndalojmë me cdo kusht spekulantët me cmimet, me ata që abuzojnë me cmimet në dëm të konsumatorëve. Por, njëkohësisht ne me këtë ndihmojmë edhe tregtarët sepse u garantojmë atyre mjedisin e duhur për konkurencë të lirë dhe të ndershme. Ne sot bëmë një fotografim të situatës, u njohëm me cmimet e artikujve të shumicës, por edhe atyre të pakicës”,- deklaron Panariti.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›