Urdhri, Gjymishka: Përparësi zhdoganimit të fruta-perimeve
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Flamur Gjymishka ka lëshuar sot një urdhër për të gjitha degët doganore, duke iu kërkaur përparësi në zhdoganimin e frutave dhe perimeve, por edhe mallrave të tjera ushqimore.
Gjymishka deklaroi se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të monitorojë zbatimin e këtij urdhri.
Urdhri i DPD-së vjen pas shqetësimit të ngritur nga tregtarët në një takim me kryebashkiakun Lulzim Basha. Ata deklaruan se rritja e cmimeve në prag festash vjen për faktin se frutat e perimet bllokohen në dogana.
(ma.ar/BalkanWeb)