E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i KLSH, Rama: Rikonfirmoj votën kundër Bujar Leskaj

TIRANË- “Vota jonë kundër Bujar Leskaj në krye të KLSH-së.” Me këtë deklaratë të shkurtër lideri i opozitës Edi Rama, iu drejtua deputetëve socialist në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS-së. 

“Rikonfirmoj votën tonë kundër kandidaturës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit’,- theksoi Rama

Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur dje të japë konsesus per kandidaturen e Bujar Leskaj në postin e kreut të KLSH.

Dekretimi i emrit të Lesksajt u bë nga presidenti Bamir Topi në 17 nëntor. Më 3 nëntor Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës kandidaturën e Sali Shehut të propozuar nga presidenti. Zyrtarisht afati për shqyrtimin e kandidaturës së Leskaj ka përfunduar që në 8 dhjetor, ndërkohë që Kuvendi nuk ka dhënë ende asnjë version pro apo kundër.

AV. I POPULLIT, RAMA: THEMEL NË PËRZGJEDHJEN E STRUKTURAVE SHTETËRORE
Në fillim të mbledhjes Kreu i PS-së Edi Rama ka vlerësuar punën e komisionit Ad Hoc për zgjedhjen e kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit. Rama tha se ky proces është plotësisht i dallueshëm nga kundërshtarët politikë.

“Dje u mbajt dëgjesa publike, falenderoj komsionin përzgjedhës, për procesin e shumëmirë organizuar. Jam besim plotë që komisioni do të kryejë detyrën duke vendosur një gur themeli në rrugën e re të përgjedhjes së njerëzve në strukturat e larta shtetërore”,- u shpreh Rama.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Rama në mbledhjen e grupit PS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›