14 vjet burg për 55-vjeçaren, vrau bashkëshortin me vaj të nxehtë
FIER – Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “14 vjet burg” për Dallëndyshe Kasën, e cila 7 muaj më parë vrau bashkëshortin e saj, duke i hedhur vaj të nxehtë në vesh.
Gjykata e mori vendimin pasi vlerësoi faktet për ngjarjen e 14 korrikut të vitit të kaluar, në një apartament në lagjen “11 janari”, ku pas një debati të fortë mes çiftit dhe konfrontimeve fizike 55-vjecarja i ka shkaktuar vdekjen bashkëshortit Xhelo Kasa 62-vjeç.
Sipas hetimeve, çifti ishte konfliktuar për gjendjen ekonomike të familjes, sherr që më pas degjeneroi në një konfrontim fizik duke i shkaktuar dhe autores shenja dhune në trup, për të cilat u kurua në spital.
(er.nu/news24/BalkanWeb)