Vrasja e kapiten Voglit, në gjysmështizë flamuri shqiptar në NATO
BRUKSEL - Flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s në Bruksel është ulur në gjysmështizë, për të nderuar kapitenin Feti Vogli, i cili humbi jetën 3 ditë më parë në Afganistan.
Kapiten Vogli është martiri i parë i Shqipërisë në Afganistan. Ai ishte pjesë e kontigjentit “EAGLE 4”, në misionin paqëruajtës në Kandahar dhe ndodhej atje që prej fillimit të janarit të këtij viti.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së hënës në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Vogli, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.
Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shpallen ‘Dëshmor të Atdheut’ kapiten Feti Voglin, ndërsa trupi i tij do prehet në varrezat e dëshmorëve.
Familjarët e kapiten Voglit deklaruan se ai gjithë jetën e tij e ka pasur të lidhur me ushtrinë. Ka mbaruar shkollën “Skënderbej” për Artileri Këmbësore dhe ka kryer shumë specializime në të gjithë botën. Fetiu kishte kryer dhe dy misione më përpara në Irak, një herë 6 muaj dhe herën tjetër 2 muaj. Vetëm 1 muaj më parë ai u nis për në Afganistan, por nuk mundi të kthehej më pranë familjes së tij.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Komando Peci në Gjermani për kurim të mëtejshëm Mbërrin nesër trupi i 'Dëshmorit të Atdheut' Feti Vogli