E Diel, 1 Nëntor 2026

Posti në OKB, ish-kryeministri Pandeli Majko humbet garën

TIRANE- Dy herë kryeministër i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka humbur garën për tu zgjedhur administrator i Zyrës Rajonale për Europën dhe ish-Vendet Sovjetike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, ka zgjedhur në këtë post turken Cihan Sultanoglu.

Vendimi është bërë publik në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në faqen zyrtare të UNDP-së, ku ndër të tjera shkruhet se administratorja e re ka një përvojë 26-vjeçare në UNDP, si dhe një eksperiencë 7 vjecare në vendet i ish-BS.

Në garën për postin e lartë në Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përveç Pandeli Majkos, ishin rreth 40 kandidatë nga e gjithë bota,
Vlen të theksohet se është hera e parë që një politikan apo personalitet shqiptar propozohet për të qenë kandidat në një detyrë kaq të lartë. Të gjitha institucionet shqiptare dhanë mbështetjen maksimale për Pandeli Majkon në kandidimin e tij.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›