1442 faturat financiare; Të përndjekurit, ja sa para do marrin dhe ku do t’i marrin ato
Lista e mëposhtme paraqet faturat e plota financiare për një numër të madh të përndjekurish, që do të përfitojnë përgjatë muajit mars dëmshpërblimin financiar. Të përndjekurit e përfshirë në këtë listë duhet ndërkaq të hapin llogari në një prej bankave të mëposhtme, të cilat janë përzgjedhur me tender, për të shpërndarë paratë për të përndjekurit. Ato janë: “Alpha Bank”, “Raiffeisen Bank”, Banka Popullore, Banka Tregtare e Greqisë, Banka Kombëtare Tregtare, “Tirana Bank”, “Union Bank” dhe Banka Ndërkombëtare Tregtare. Burimet të besueshme nga Ministria e Drejtësisë thanë për gazetën se së shpejti do përgatitet edhe lista e dytë.