E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘El Clasico’ për Fabregasin

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 21:05

Real Madridi mund të paraqesë ofertë për kapitenin e Arsenalit dhe objektivin afatgjatë të Barcelonës, Cesc Fabregas, ka njoftuar Sky Sports News të shtunën.

Rikthimi i Fabregasit në klubin e tij të fëmijërisë spekulohet tashmë një kohë të gjatë, por klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje për vlerën e tij.

Ndërkohë, garës i është bashkuar Real Madridi, që besohet se e vlerëson Fabregasin në 50 milionë euro, e që është shumë më afër kërkesës së Arsenalit dhe më e lartë se oferta e Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›