E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suarez ëndërron Barcelonën

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 22:09

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka thënë se do të dëshironte të kishte mundësinë të luante për kampionin e Evropës, Barcelonën.

Suarez iu bashkua Liverpoolit nga Ajax Amsterdami në janar, por bëri të ditur se “ëndërron” të luajë për gjigantin katalan.

“Gjithmonë kam pasur këtë dëshirë, këtë ëndërr të luaj për Barcelonën”, tha Suarez për revistën sportive spanjolle Don Balon. Menaxheri i tij, Pere Guardiola, është vëllai i trajnerit të Barcelonës Pep Guardiola. Suarez i kushtoi Liverpoolit 22 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›