E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite zyrtarizon Rijkaardin

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 21:01

Federata e Futbollit e Arabisë Saudite (SAFF) ka zyrtarizuar angazhimin e ish trajnerit të Barcelonës, Frank Rijkaard, në postin e selektorit të ekipit kombëtar.

Rijkaard ka nënshkruar kontratë trevjeçare më vlerë prej 15.9 milionë dollarësh. Ish mesfushori i Barcelonës ishte shkarkuar nga Barcelona më 2008 pas pesë viteve në klub, gjatë së cilave kishte fituar dy tituj në La Liga dhe Ligën e Kampionëve më 2006.

Angazhimi i tij i fundit ishte me klubin turk Galatasaray. Arabia Saudite ka qenë pa trajner pas eliminimit nga Kupa e Azisë në janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›