E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doni ndërron mendjen për Liverpoolin

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 17:51

Portieri i Romës, Doni ka ndërruar mendjen dhe është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferim në Liverpool, kanë njoftuar mediet italiane të shtunën.

E përditshmja italiane Il Messagero ka raportuar se portieri brazilian pritet t’i bashkohet klubit nga Anfield Road në ditët e ardhshme. Roma kërkon së paku 2 milionë euro për 31 vjeçarin.

Transferimi ishte vënë në dyshim javën e kaluar, pasi Doni refuzoi ofertën e parë nga Liverpool duke thënë se paga e tij do të ishte reduktuar për 60 për qind, por palët duket se kanë arritur një kompromis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›