E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parma, vështirë ta mbajë Xhemajlin

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 12:30

Presidenti i Parmës, Tommaso Ghirardi, është i vetëdijshëm se do ta ketë vështirë ta mbajë Blerim Xhemajlin, në rast se arrin ndonjë ofertë e mirë për mesfushorin shqiptar.
Interesimin më serioz për përfaqësuesin zviceran e ka shfaqur Napoli.

“Jam veçanërisht i lidhur me këtë lojtar, por nëse do të arrinte ndonjë ofertë nga klube të rëndësishme si Napoli, i cili do të luajë në Ligën e Kampionëve, të jemi realë, do të ishte e vështirë ta mbajmë”, deklaroi kreu i klubit italian. Së fundmi interesim për Xhemajlin ka zgjuar edhe Genoa. Parma e mban gjysmën e kartonit (gjysmën tjetër e mban Torino) të 25 vjeçarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›