Genoa pëlqen Hetemajn

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 13:00
Përparim Hetemaj është bërë objektiv i disa skuadrave italiane. Së fundmi mesfushorit kosovar ia ka mësyrë Genoa. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i përfaqësuesit finlandez, Davide Lippi.
“Lojtari pëlqehet nga Genoa. Nuk e përjashtoj mundësinë që gjatë verës të fillojnë bisedimet”, deklaroi Lippi. Hetemaj ndiqet prej një kohe nga klube të rëndësishme italiane, mbi të gjitha nga Fiorentina e Lazio. Ai nuk e ka ndërmend të mbetet më te Brescia, e cila ra në Serie B.