Mainz transferon Spahiun

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 11:36
Albert Spahiu është lojtar i ri i ekipit të dytë të Mainzit. Klubi gjerman ka bërë të ditur se e ka transferuar sulmuesin 20 vjeç, i cili vjen nga ekipi U21 i BSC Young Boys, nga Berni i Zvicrës.
Futbollisti kosovar ishte pjesë e rregullt e ekipit i cili garon në ligën e tretë zvicerane. Sezonin e kaluar, Spahiu e bëri debutimin në ligën elitare të Zvicrës, Axpo Super League.
“Albert Spahiu ka stërvitur me ne dhe me cilësitë e tij na ka bindur. Ai ka kapacitet që t’i përshtatet repartit tonë ofanziv, absolutisht”, thotë drejtori sportiv i ekipit U21 të Mainzit, Manfred Lorenz.