E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bologna mendon për Bogdanin

Nga Express më 17 qershor 2011 në ora 12:00

Erjon Bogdani është në kërkim të një ekipi të ri, pasi e përfundoi eksperiencën tek Cesena. Uebfaqja italiane tuttocesena.it shkruan se së fundmi interesim për sulmuesin shqiptar ka shfaqur Bologna.

Për momentin, kjo është vetëm një ide e klubit kaltër e kuq, por në ditët e ardhshme mund të ketë diçka më konkrete rreth këtij rasti. Përfaqësuesit shqiptar i përfundoi kontrata me Cesenën. Në të kaluarën, ai ishte pjesë e Veronës, Chievos, Sienës e Livornos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›