E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Një Javë me Marilyn’

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 17:42

Filmi që flet për qëndrimin e Marilyn Monroe në Britaninë e Madhe, në vitin 1956, në të cilin luan Michelle Williams, do të shfaqet në Festivalin e Filmit në New York.

Filmi "My Week With Marilyn" bazohet në kujtimet e asistentit të kamerës, Colin Clarck, i cili mbante ditarë në kohën e xhirimit të filmit “Princi dhe Valltarja”, në të cilin Monroe për partner kishte Laurence Oliver.

Asokohe Monore ndodhej në muajin e mjaltit me shkrimtarin Arthur Miler.
Rolin e Oliver në film e luan Kenneth Branagh,ndërkaq regjinë e filmit e bëri britaniku, Simon Curtis.

Mišchelle Williams njihet për rolet në filmat “Blue Valentine” dhe “Brokeback Mountain”.
Festivalin Filmik në New York, i cili mbahet nga 30 shtatori deri më 16 tetor, do ta hap filmi i Roman Polansky’t “Carnage”, i cili bazohet në dramën teatrore të Jasmine Reza “ Zoti i Masakrës”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›