‘Time-out’ në futboll

45 vjeçari beson se inkuadrimi i kësaj rregulle mund të funksiononte lehtë në futboll dhe do të shtonte një dimension të ri taktik. “Rregulla ekziston në hendboll dhe basketboll”, tha ai për Tagesspiegel.
“Por në futboll? Askujt duket se nuk i intereson. Nëse një trajner mund të marr pak kohë për të shpjeguar futbollistëve të tij se qka duhet të ndodhë, kjo mund ta bëjë lojën edhe më interesante”, shtoi ai. Klopp njihet për reagimet e tij nga bankina.
“Jam më i keq se futbollistët sa i përket agresivitetit. Jam vërtetë i frikësuar se nëse tërhiqem nga futbolli do ta përcjelli në jetën e përditshme. Por, jam i lumtur që mënyra ime e punës duket të jetë e sukseshme”, përfundoi ai. Dortmundi e fillon mbrojtjen e titullit në Bundesligë kundër Ëerder Bremenit të premten.