Wenger e mban Walcottin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë të ditur se klubi synon të bindë mesfushorin ofanziv Theo Walcott të vazhdojë kontratën e tij në Emirates.
23 vjeçari ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij me gjigantin londinez dhe ende nuk ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e qëndrimit në klub. Por, Wenger nuk dorëzohet.
“Ne ende jemi duke bërë përpjekje për vazhdimin e kontratës së tij. Kur një futbollist nuk dëshiron të mbetet, ju ose duhet ta detyroni ose e leni të largohet”, deklaroi strategu francez për tabloidin britanik The Sun.