Beckham, ende e ‘lakmon’ Anglinë

David Beckham dëshiron të luajë sërish për Anglinë, duke treguar se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kombëtarja.
Mesfushori i Los Angeles Galaxy nuk ka luajtur për vendin e tij që nga tetori i vitit 2009, në fitoren 3:0 ndaj Bjellorusisë, kur e shënonte paraqitjen numër 115 me ‘Tre Luanët’. Pas lëndimit të rëndë, ai u la anash nga selektori Fabio Capello.
“Po luaj mirë, jam në formë dhe nuk kam hequr dorë nga Kombëtarja. Nuk do të them kurrë se nuk do të luaj më me Anglinë. Nëse ka lojtarë të lënduar dhe nëse kanë nevojë për mua, do të jem aty. Do të doja të luaj për Anglinë ende, besoj se unë mundem”, deklaroi 36 vjeçari.