E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përgjuesi” i Adem Mikullovcit

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 10:04

Adem Mikullovci rikthehet në skenë. Kësaj radhe me një zhanër fare pak ose aspak të eksploruar në Kosovë, me një ‘stand up’ komedi.

‘Stand up’ komedia “Përgjimi”, e Adem Mikullovcit, do të shfaqet të enjten (sot), në Sallën e Vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), me fillim nga ora 20.

Ndryshe komedia flet për politikën, teatrin, dhe për mënyrën se si aktori e ka parë jetën nëpër të cilën kaloi, edhe pse pjesë lehtësisht mund të jenë edhe komentet e Mikullovcit rreth ngjarjeve ditore.

Ndryshe, iniciator i shfaqjes së komedisë së Adem Mikullovcit në TKK është drejtori artistik i këtij teatri, Jeton Neziraj. Sakaq të dytë shpresojnë se që hapave të Mikullovcit së shpejti të nisen edhe aktorë tjerë kosovarë.

Shfaqja do të jetë në reporter deri më 23 shkurt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›