E Diel, 1 Nëntor 2026

40 milionë dollarë për ‘La Lecture’, të Picaso’s

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 10:02

Piktura e muzës që ia ndryshoi jetën Pablo Picaso’s, ngase ndikoi drejtërdrejt në ndarjen e tij nga gruaja, u shit në Londër për mbi 40 milionë dollarë.

Piktura ‘La Lecture’ u ble nga një person i panjohur përmes një oferte të dhënë me telefon, vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ankandit në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s.

Vepra e Picaso’s ka për temë dashnoren e tij, Marie-Therese Walter, me një libër në prehër. Raporti mes tyre ishte mbajtur gjatë i fshehur, për shkak se Walter ishte 17-vjeçare, ndërkaq Picaso (asokohe 45-vjeç) ishte i martuar. Mari-Therese Walter ishte frymëzim për disa piktura të artistit, përfshirë të famshmen ‘La Rev’. Picaso me të kishte një vajzë, me emrin Maja.

Çmimi për të cilin u shit piktura ‘La Lecture’ konsiderohet të jetë shumë më i lartë sesa ai që ishte parashikuar të arrihej fillimisht.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›