E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turist apo udhëtar

Udhërrëfyesi “Are you a tourist, or a traveler?” (A je turist apo udhëtar) është e bazuar në thënien e Ramiro Camelo’s, dhe është pjesë e projektit “Politika e Artit Bashkëkohor”, të iniciuar nga Albert Heta dhe Vala Osmani. Mysafir i ekspozitës, që u hap më 12 korrik dhe zgjat deri më 6 gusht, është piktori Vigan Nimani. Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 07:41

“Politika e Artit Bashkëkohor” është një projekt
kompleks i dizajnuar që të funksionojë si platformë që do të hulumtonte
dhe do sprovonte fuqinë e skenës së artit bashkëkohor në rrethana të
reja, në shtete të reja, dhe në funksion të zgjeruar të artit gjatë dhe
pas krizave politike dhe rrëzimit të sistemeve.

Ndryshe, ekspozitat individuale dhe grupore në kuadër të projektit përfshijnë: ‘Book Shop ‘1001’, Prishtinë, 1995; Postpesimists art club, Prishtinë, 1996; Coffe Shop Odenon, Prishtinë, 1998; Gallery ‘A’, Prishtina, 2001; Gallery ‘Evergreen’, Pejë, 1996; ‘Seling Exhibition for Humanitarian Destination’, Teatri Kombëtar, Prishtinë, 2001; Portrait’, Galeria e Arteve Kosovë, Prishtinë, 2003; ‘Artists of Tomorrow’, Galeria e Arteve Kosovë, Prishtinë 2005; ‘To be a kunstler you have to arbaiten’, Rizoma Contemporary Art Space, Prishtinë, 2007; ‘Art is not a mirror, it’s a hammer’, Rizoma Contemporary Art Space, Prishtinë, 2007; ‘Amsterdam’, Rijksakademie, Amsterdam, 2007; ‘Rezidenca #3’, TICA, Tiranë, 2007.

Projekti “Politika e Artit Bashkëkohor” është përkrahur nga Fondacuioni Evropian për Kulturë, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Instituti Goethe në Beograd, Grand Hotel Prishtina dhe DZG.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›