Tuneli i Porto Palermos bëhet muze?
Tre arkitektë italianë, Elisabetta Terragni, Jeffrey Schnapp dhe Daniele Ledda, propozuan që Tuneli në Porto Romano të shndërrohet në muze.
Pas viteve të 90’a, Porto Palermo është parë kryesisht si një destinacion turistik, për projekte të mundshme të funksionalizimit të tunelit është folur kryesisht në dekadën e fundit.
Arkitektët italianë, në projektin e tyre janë përqendruar në tunelin e ndërtuar për strehimin e nëndetëseve. Studimin e tyre e kanë prezantuar fillimisht në qershor, në Festivalin Ndërkombëtar të Arkitekturës, "Festarch 2011", që u mbajt në Perugia. Ndërkohë, synojnë që në muajt e ardhshëm të bëjnë një paraqitje të plotë të tij edhe në Tiranë.
Në fakt, pak metra larg bazës së nëndetëseve ndodhet edhe kalaja e Ali Pashë Tepelenës, një monument ky kulturor që tërheq shumë turistë. Ajo deri më tani ka mbetur vetëm një monument, ndonëse ka pasur ide për ta shndërruar në muze nënujor. Nga aty, turistët do të mund të shkonin deri tek vendndodhja e bazës së nëndetëseve, që sot është jashtë funksionit. Projekti i studios Terragni synon revitalizimin dhe lidhjen e tunelit dhe kalasë.