E Diel, 1 Nëntor 2026

15 korrik 2008 Deputetë të Kosovës shohin nga afër punimet në rrugën Durrës- Morinë


 
Deputetët e Kosovës: Rruga është një investim madhështor, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por për zhvillimin e gjithë rajonit.   Deputetët e Komisionit të Integrimit Europian të Kuvendit të Kosovës vizituan punimet në aksin Rrëshen Kalimash të rrugës Durës Morinë.
Në këtë vizitë, deputetët e Kosovës, shoqëroheshin nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe media.Deputetët e Kosovës vëzhguan nga pranë punimet dhe morën informacion të detajuar nga instruktorët e ndërtimit të rrugës, të cilët thanë ndër të  tjera, se falë punës 24 orëshe , është bërë e mundur hapja e mbi 50 për qind të tunelit të Kalimashit.   Kryetarja e Komisionit të Integrimit të Kuvendit të Kosovës, deputetja Zylfie Hundozi, tha se deputetët e Kosovës janë të  impresionuar nga ky investim gjigand.
Kjo rrugë është një projekt i jashtëzakonshëm dhe ja vlen cdo investim për të. Kjo rrugë është një investim i madh jo vetëm për Shqipërinë, Kosovën, por për gjithë rrajonin.
Vlerësime shumë pozitive për ndërtimin e  rrugës Durrrës Morinë dha dhe përfaqësuesi serb në Komisionin e Integrimit të Kuvendit të Kosovës.  Deputeti serb Branisllav Branisllav Grbic, tha se rruga është një object mashështor,  që do të shërbejë më tej, se lidhja mes Kosovës e Shqipërisë.
Rruga Durës Morinë do të sjellë zhvillim për gjithë rajonin tha përfaqësuesi serb.   Në të njëjtën linjë vlerësimi maksimal për punimet në rrugën Durës- Morinë ishte dhe përfaqësuesi boshnjak i Komisionit të Integrimit të Kosovës,  Xhezair Murati.
Jam shumë i impresionuar që shoh nga pranë punimet e një objekti grandioz, i cili do ti shërbejë zhvillimit të rajonit.
Gjatë komenteve për mediat shqiptare, deputetët kosovarë falenderuan në mënyrë të veçantë Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli,  për krijimin e  mundësive për të parë nga afër punimet e rrugës.   Gjatë vizitës në Kalmimash, delegacioni i deputetëve të Kosovës shoqërohej nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti Edi Paloka, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve,  u shpreh se kjo rrugë është një investim madhor i Qeverisë shqiptare dhe se do të hyjë në histori si rruga e Kryeministrit Sali Berisha. Sipas deputetit Paloka, rruga do të jetë dhe investimi më i rëndësishëm për zhvillimin social dhe komunikimin ndërkulturor për zonat e veriut  të vendit.
 Tani e kuptoj xhelozinë e opozitës ndaj kësaj vepre, tha, ndër të tjera, z.Paloka.    Segmenti Rrëshen-Kalimash, që u vizitua nga deputetët e Kosovës, do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km. Ky segment përfshin 27 ura, ku ura më e gjatë arrin 360 metra, ndërsa ura më e lartë shkon deri 80 metra. Në të gjithë gjatësinë e segmentit të urave është realizuar 20 milionë metër kub gërmim,nderkohë që  për realizimin e tyre është hedhur 120 mijë metër kub beton.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›