23 qershor 2008
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin Për pronësinë industriale
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 23 qershor 2008 filloi shqyrtimin e projektligjit Për pronësinë industriale.
Ishte i pranishëm në mbledhje përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Arian Rukaj.
Fillimisht u dëgjua relatori i Komisionit për këtë projektligj, deputeti Bukurosh Swtafa dhe më pas u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesit të Ministrisë.
Projektligji Për pronësinë industriale synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me Konventën Evropiane në fushën e patentave, direktivën 98/44/EC Për mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike, direktivën 98/71/EC Për mbrojtjen ligjore të dizenjove industriale, direktivën 89/104/EC Për markat tregtare dhe të shërbimit, direktivën 2004/48/EC Për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, etj. Projektligji ka si qëllim rregullimin e sistemit të dhënies dhe të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, e cila ka si objekt të saj Patentat dhe modelet e përdorimit, Dizenjot industriale, Markat tregtare dhe të shërbimit dhe Treguesit gjeografikë. Pas miratimit në parim të projektligjit, u vijua me shqyrtimin nen për nen të tij.
Gjatë shqyrtimit nen për nen u bënë disa vërejtje dhe redaktime për nene të veçanta, të cilat do të pasqyrohen në raportin e Komisionit për seancë plenare.
Shqyrtimi i projektligjit do të vijojë në mbledhjen e ditës së nesërme. (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93).