E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikol Kidman shkon të jetojë në fshat



Jeta luksoze e qytetit? Kidman është lodhur vërtet. Më mirë fshati, viçat që rriten dhe bimët që i shikon teksa lulëzojnë plot jetë. “Di të mbaj lidhur një lopë dhe ta fus më pas në vendin ku ajo duhet të rrijë”, - ka rrëfyer aktorja për një revistë të përjavshme duke vazhduar: “Kam 40 kafshë dhe dua të kem më shumë”. Një ndryshim tërësor i yllit të kinemasë që lidhet patjetër me lindjen e vogëlushes së saj. Nga kritikët ky ndryshim është parë si një lëvizje “dinake” për publicitetin e filmit të ardhshëm në të cilin Kidman do të luajë rolin e një lopçareje të guximshme. Edhe pse ka një pamje ëngjëllore, nuk përjashtohet fakti që gjithçka të jetë një trillim fitimprurës.

Viktoria Bekam “zhvishet” për Armanin

E famshmja Viktoria Bekham duket se do të ndjekë hapat e bashkëshortit të saj, Dejvid, pasi ka vendosur të zhvishet për të pozuar të brendshmet e shtëpisë italiane të modës, Armani. Ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girls” do të jetë pjesë e fushatës së re të marketingut për veshjet e brendshme të markës Emporio Armani të sezonit Pranverë/Verë 2009. Ky bashkëpunim vjen disa muaj pasi Dejvid Bekham u zhvesh për dizenjatorin e famshëm Armani. “Kush është më e mirë se Viktoria Bekam për të promovuar fushatën e re të veshjeve të brendshme “Emporio Armani”? Viktoria është një ikonë e stilit, një zonjë dinamike, influenca dhe njohja e së cilës do të japë një eksitim të madh për të vazhduar ngritjen ndërkombëtare të biznesit tonë të veshjeve të brendshme për femra të Emporio Armanit”, - thuhet në deklaratën e Armanit.

Patrik Sueiz: “Ende jam në gjendje të punoj”

Aktori i filmit “Dirty Dancing”, 56-vjeçari Patrik Sueiz, i diagnostikuar me kancer në pankreas, është shprehur se nuk do të lejojë që sëmundja kërcënuese për jetën ta pengojë atë të bëjë atë që di ta bëjë më mirë se çdo gjë tjetër: të vazhdojë xhirimin e dramës së FBI-së, “The Beast”, në Çikago.
“Në fund të çdo dite e gjej veten duke shëtitur rreth shtëpisë me buzëqeshje në fytyrë. Jam krenar për atë çfarë bëj”,- ka thënë Sueiz. “Jam ende në gjendje të punoj. Nuk kam ndryshuar. Është një betejë me të cilën po përballem pa përtuar. Kemioterapia, pa marrë parasysh sa e shkurtër, është një dreq”,- ka thënë aktori.

31 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›