Xhulia Roberts i thotë “jo” vazhdimit të “Pretty Woman”
I paharrueshëm mbetet “Pretty Ëoman”. 18 vjet pas daljes së komedisë romantike me Xhulia Roberts dhe Riçard Gir, flitet për një vazhdim. Por aktorja ka shuar çdo shpresë të fansave në mbarë botën. “E kush ka dëshirë të shohë një prostitutë të moshuar?”, - është shprehur Roberts në prag të 41-vjetorit. Ylli i kinemasë ndihet tepër e madhe për të veshur sërish minifundin dhe çizmet e gjata duke hequr dorë nga projekti që mund të fillonte së shpejti. Përralla e prostitutës së Hollivudit që fitoi zemrën e një milioneri të pashëm është kthyer në mitin që do të mbetet i paharrueshëm në historinë e kinemasë me imazhin e freskët të aktores atëherë të re, Xhulia Roberts. Pikërisht për këtë arsye, pas 20 vjetësh ajo ka tre fëmijë, preferon të mos i kthehet filmit. “Jam tepër e moshuar për të luajtur atë rol”, - pohoi në festën e ditëlindjes në San Francisko, duke bërë shaka me faktin se askujt nuk do t’i pëlqente të shikonte në ekranin e madh një prostitutë qesharake. Kanë mbetur kështu të zhgënjyer fansat e komedisë romantike më të famshme të kinemasë, kuriozë për t’i parë të dy bashkë çiftin Roberts-Gir, sidomos në rolet e Vivianit dhe Eduardit. Për momentin duket e vështirë që aktorja të ndryshojë mendim: të apasionuarve të “Pretty Ëoman” nuk u mbetet veçse të shohin pambarimisht filmin e parë...
Ja si ka qenë Tom Kruiz njëzet vjet më parë
Askush nuk do ta njihte nëse nuk do të kishte ata sy të gjallë dhe buzëqeshjen plot jetë që me kalimin e viteve nuk kanë ndryshuar aspak. Përsa i përket pamjes së përgjithshme, Tom Kruiz ka bërë hapa gjigantë. Në këtë fotografi të marrë nga faqja zyrtare Bauer Grifin, aktori është fotografuar para shumë vitesh teksa dilte me mikeshat e tij. Janë vitet ‘80 dhe Tom mbërriti në Nju Jork nga qyteti i lindjes Sirakuzë. Kanë kaluar plot njëzet vjet që kur ai u përball me botën e të famshmëve të kinemasë. Me atë pamje të turpshme dhe flokët e gjatë si një djalosh periferie, ai frekuentonte kurset e recitimit dhe u përshtat duke bërë punë të ndryshme. Kjo foto është bërë pikërisht në atë periudhë kur të turpshmit Tom iu besuan rolet e para të vogla. Dhe kjo vihet re mjaft mirë nga bluza e zezë, xhaketa e rëndë e prerë keq, flokët deri te supet e pamja jo e këndshme. Edhe pse është duke zbritur nga një limuzinë, Kruz ka pamjen e një djaloshi të druajtur. Nëse e shohim 20 vjet më vonë, pamja prej lordi të vogël të bën të kuptosh se kjo kohë për të ka qenë fantastike. Por duhet ta pranojmë se magjepsja e tij si dje ashtu edhe sot është e pamohueshme.
31 Tetor 2008