“1.5 milionë lekë për të izoluarit”
05/02/2005 Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës dje ka miratuar një fond shtesë prej 15 milionë lekësh ndihmë për zonat verilindore të vendit, që janë bllokuar nga reshjet e dëborës. Zëdhënësi i Qeverisë, Aldrin Dalipi, tha në një konferencë për shtyp se, ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i qeverisë, që në total arrin shifrën e 23 milionë lekëve ndihmën financiare të akorduar nga qeveria për përballimin e kësaj emergjence. “Kryeministri dhe qeveria vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në të gjithë vendin, duke bërë koordinimin e forcave dhe mjeteve për përballimin e saj. Vlerësojmë të rëndësishme dhe janë përqendruar forcat në normalizimin e situatës në zonat verilindore të vendit. Në këtë moment, 1.5 milionë lekë nga fondi shtesë i miratuar në mbledhjen e sotme, shkon përsëri për njësitë vendore të Qarkut të Dibrës, bashkinë e Pukës dhe të Mirditës”, tha Dalipi.
Skrapar
3 200 000 lekë
Elbasan
3 600 000 lekë
Gjirokastër
2 700 000 lekë
Korçë
4 000 000 lekë
Dibër
500 000 lekë
Skrapar
3 200 000 lekë
Elbasan
3 600 000 lekë
Gjirokastër
2 700 000 lekë
Korçë
4 000 000 lekë
Dibër
500 000 lekë