E Hënë, 2 Nëntor 2026

“E rëndësishme është që nuk ka viktima”

05/02/2005  Presidenti viziton zonat e izoluara në Pukë

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka zhvilluar dje një vizitë në qytetin e Pukës, për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga reshjet e borës në zonën verilindore të vendit.

Presidenti Moisiu u interesua për furnizimin e popullatës së zonave të bllokuara me ushqime dhe medikamente.

“E rëndësishme është që në këtë situatë të rëndë të krijuar nga moti, nuk ka viktima. Më vjen mirë që pashë bashkëpunimin e të gjitha strukturave dhe përfaqësuesve të forcave politike lokale, shembull që duhet ta ndjekin dhe politikanët në Tiranë. Kjo situatë, jo e panjohur për këtë zonë, duhet të na bëjë të mendojmë për dimrat e ardhshëm, të përgatitemi që të mos ndodhemi para të papriturave. Më 8 shkurt, Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të mblidhet për të shqyrtuar situatën e krijuar dhe marrjen e masave për përballimin e saj, si dhe përpunimin e një strategjie për të ardhmen për këtë çështje”, tha Presidenti Moisiu gjatë takimeve me të zgjedhurit vendorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›