I shmanget detyrimit ushtarak,bie në pranga 20-vjeçari
05/02/2005 DURRËS - Policia e Durrësit i ka vënë prangat një të riu nga
Durrësi. Burime të policisë lokale, bënë të ditur se ka qenë një vendim i Gjykatës Ushtarake të Tiranës, ajo që ka detyruar blutë e Durrësit të shpallin në kërkim dhe të ndalojnë shtetasin Sh. Sharra.
Sipas policisë, mësohet se Sharra kishte dezertuar nga ushtria
dhe në dhjetor 2004 Gjykata Ushtarake e kishte dënuar të
riun për dezertim.
Vetëm dy ditë pas vendimit të gjykatës, Sharra ishte shpallur në kërkim duke rënë në prangat e policisë vetëm një ditë më parë.