E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryebashkiaku vendos 300 lekë një formular,shefi i kabinetit të tij, thotë 500 lekë

05/02/2005  Banka zgjedh me kokën e saj

Dy ditë më parë, drejtori i departamentit të kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Indrit Putreci, deklaroi se deri në daljen e një vendimi nga këshilli i bashkisë qytetarët e interesuar për legalizimin e banesave të ndërtuara pa leje do të duhet të paguajnë një mandat në shumën prej 500 lekë. Ndërkohë Bashkia e Durrësit me shkresë nr.154 prot., të datës 28.01.2005 i ka kërkuar degës në Durrës të ProCredit Bank të afrojë shërbim për arkëtimin në emër të degës së thesarit të bashkisë prerjen e një mandati. Në këtë shkresë të nënshkruar nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Lefter Koka, cilësohet se çdo qytetarë do të depozitojë për llogari të shërbimit për pranimin dhe administrimin e formularëve shumën në 300 lekë. Afatet kohorë të shtrirjes së këtij shërbimi do të jenë deri më 24 mars 2005, kohë që përfundon edhe faza e parë e procesit të legalizimit.

Sqaron Eduart Cane, drejtoi i Agjencisë së Urbanizimit

Vendorët vendosin vetë për proceduart

dhe tarifat e shpërndarjes së formularit

Vlera e formularit vendoset nga vet pushteti lokal nga Këshilli Bashkiak, apo i komunës dhe po kështu vendoset nëse paguhet që kur tërhiqet, apo kur dorëzohet ai.

Ky ishte sqarimi që drejtori i Agjencisë së Urbanizimit të Zonave Informale, Eduart Cane, u dha sepcialistëve e përfaqësuesve të qarqeve, komunave dhe bashkive, disa ditë më parë, për sa u përket procedurave dhe vlerave të shpërndarjes së fomrularit të legalizimit.

Sipas tij, kjo vlerë do të vendoset për të mbuluar shpenzimet për fotokopjen e tyre dhe ndihmesën e specialistëve për plotësimin e tij dhe shpjegimin e paqartësive të qytetarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›