Bora, një tjetër tërmet për komunën e Barmashit
05/02/2005 Dy muaj pas katastrofës natyrale, bora detyron banorët të përjetojnë katastrofën e dytë
KORÇË - Pas tërmetit 7 ballë të 2 muajve më parë, komuna e Barmashit në Kolonjë duhet të vuaj edhe pasojat e këtij dimri tejet të ashpër. Kryetari i komunës së Barmashit, Ardian Sula, bën të ditur se reshjet e shumta të dëborës kanë penguar punën për rikontruksionin e banesave dhe 3 shkollave të dëmtuara gjatë tërmetit, dhe jo vetëm kaq. Lartësia prej 1 metër e dëborës pakëson mundësinë e rikonstruksionit të tyre pas periudhës së dimrit, sepse këto banesa mund të rrënohen plotësisht. Si rrjedhojë e kësaj situate, ka sqaruar më tej kryekomunari Sula, para 2 ditësh i kemi adresuar Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit një kërkesë për ndihmë urgjente. Në këtë kërkesë përfshihej një ndihmë financiare prej 5 milionë lekë të vjetra dhe një paketë ushqimore për 220 familjet e kësaj komune. “Por ka bërë të ditur dje kryetari i komunës së Barmashit, neve na është akorduar një fond prej 3.5 milionë lekë dhe sot do të na vijnë ndihmat ushqimore me një sasi 18.7 kuintalësh. Ky fond, sipas Ardian Sulës, do të përdoret për zhbllokim të rrugëve rurale, të cilat janë të bllokuara që prej 6 ditësh. Nevoja për këto fonde, shpjegon Sula, ka qenë e domosdoshme, pasi akoma në këtë komunë të largët të rrethit të Kolonjës nuk është miratuar buxheti për vitin aktual. Nëse kushtet vështirësohen, patjetër që kjo komunë do të ketë nevojë për fonde të tjera shtesë.
Rreth 30 tonë ushqime janë dërguar ditën e djeshme nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit pranë Prefekturës, për t’i ardhur në ndihmë komunave me nevoja urgjente. Sipas burimeve pranë këtij institucioni, bëhet fjalë për 14 komuna të rajonit juglindor, të cilat do të marrin kuotat e tyre ditën e sotme. Shpërndarja e ndihmave ushqimore do të bëhet nga komisioni i emergjencave, i ngritur pranë Prefekturës, të cilët kanë hartuar një plan.
Komuna Pirg, pa drita
Kryekomunari paralajmëron protesta
Do hidhemi në protesta masive dhe do bllokojmë rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Kështu ka deklaruar kryetari i komunës Pirg të rrethit të Korçës në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e djeshme. Problemi i energjisë elektrike paraqitet mjaft shqetësues për banorët e kësaj komune, që, sipas kryekomunarit, nëse nuk gjen rrugën e zgjidhjes, do ndërmarrin veprimet e lartpërmendura.
Si është furnizimi me energji elektrike në komunën tuaj?
Zakonisht, kjo komunë kufizohet deri në 9 orë me energji elektrike, por që prej 2 ditësh kjo ndërprerje ka arritur deri në 16 orë. Kjo situatë nuk është aspak e drejtë, pasi komuna i paguan faturat e energjisë elektrike në masën 99%. Humbja në rrjet është e vetmja përgjigje e marrë nga strukturat e Korporatës Energjetike Shqiptare.
Kujt i jeni drejtuar për zgjidhjen e probelemit tuaj?
Ne si komunë i jemi drejtuar edhe sekretarit të përgjithshëm të prefekturës, pritja e të cilit ka lënë shumë për të dëshiruar. Zgjidhjen e kësaj situate, veçanërisht të rënduar për biznesin, e ka marrë në dorë edhe deputeti i kësaj zone, Pandeli Majko, por që deri tani nuk është parë asnjë lloj ndryshimi.
Cilat janë pasojat e mosfurnizimit me energji në komunën tuaj?
Si rrjedhojë e këtij kufizimi, edhe furrat e bukës nuk mund të funksionojnë normalisht. Por vështirësitë nuk mbarojnë me kaq, pasi për muajin janar, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale ka shkurtuar në mënyrë arbitrare fondin e ndihmës ekonomike për këtë komunë, nga 8 në 1 milion lekë të vjetra. Në skemën e ndihmës ekonomike janë gjithsej 360 familje, të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.