E Hënë, 2 Nëntor 2026

Koja: Bluzat e bardha në Durrës pagat 57–69 për qind më të larta

05/02/2005  E vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionin te bluzat e bardha është rritja e pagave. Deputeti Gjergj Koja dhe drejtori i spitalit të Durrësit kanë pranuar dhe deklaruar se mjekët dhe personeli ndihmës janë përfshirë në korrupsion dhe për këtë arsye bordi drejtues ka disa kohë që ka ndërmarrë nismën për të

luftuar korrupsionin. Një ndër masat e para të deklaruara se janë marrë është rritja e pagave për të gjithë punonjësit.

Sipas deputetit Koja, njëkohësisht edhe kryetari i bordit drejtues të spitalit, mësohet se që prej fillimit të këtij viti pagat e punonjësve të spitalit të Durrësit janë rritur në masën 57 për qind. Sipas Kojës, krahas mjekëve dhe infermierëve, rritje page do të përfitojnë edhe prapavija e spitalit. Madje personeli ndihmës ka përfituar rritjen më të madhe në masën 69 për qind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›