E Shtunë, 31 Tetor 2026

AIK pas Harbuzit

Gjiganti suedez AIK Stockholm ka shprehur interesim për Labinot Harbuzin. Mesfushori kosovar, i cili është futbollisti i lirë pasi kontrata me ekipin turk Maniaspor i ka skaduar, nuk ka dashur të flas rreth transferimit të mundshëm te AIK.

“Unë nuk dua të komentoj, deri më tani nuk ka asgjë konkrete rreth ekipeve të interesuar për mua”, ka thënë ai për mediat suedeze.

Ndërsa drejtori sportiv i AIK’ut, Jens Andersson ka pranuar se gjatë verës do të përforcohen por nuk ka dashur të komentoj asgjë rreth Harbuzit, i cili aktualisht po stërvitet me klubin nga divizioni i tretë suedez KSF Prespa Birlik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›