Messi e meriton edhe një Top të Artë

Sulmuesi i Barcelonës, Isaac Cuenca, ka lavdëruar bashkëlojtarin Lionel Messi dhe beson se argjentinasi meriton që serish të fitojë Topin e Artë, për herën e katërt me radhë.
21 vjeçari ka theksuar se Messi luajti rol të rëndësishëm në depërtimin e tij me ekipin e parë këtë sezon.
“Ai është pa dyshim më i miri dhe e meriton një tjetër Top të Artë. Leo na ndihmon neve futbollistëve të rinj, ai mundohet të na korrigjoj dhe na inkurajon”, deklaroi Cuenca për uebfaqen zyrtarë të Barcelonës.