E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovarët, vetëm 13 % do të kalojnë pushimet në Shqipëri

17/05/2005  Sondazh i kompanisë Media Plus (Prishtinë)

mbi preferencat për kalimin e pushimeve verore.

Me datën 13 maj 2005, kompania Media Plus, realizoi një sondazh me 600 qytetarë të Prishtinës. Më poshtë janë disa nga rezultatet e sondazhit:

Destinacioni i pushimeve:

1. 17 % e të pyeturve deklaruan se nuk do të shkojnë askund për pushime.

2. 16 % e të pyeturve deklaruan se nuk kanë vendosur ende.

3. 13 % e të pyeturve deklaruan se do të shkojnë për pushime në bregdetin e Shqipërisë.

4. 54 % e të pyeturve deklaruan se do t’i kalojnë pushimet në vende të tjera (kryesisht në Ulqin dhe Turqi).

Interesimi për Shqipërinë:

1. 88% e të pyeturve deklaruan se do të preferonin të shkonin për pushime në Shqipëri, por nuk e bëjnë këtë për shkak të rrugës së keqe Durrës-Kukës.

2. 7% e të pyeturve deklaruan se do të preferonin të shkonin për pushime në Shqipëri, por nuk e bëjnë këtë për shkak të mungesës së ujit dhe dritave.

3. 5% e të pyeturve deklaruan se do të shkonin për pushime në Shqipëri, por nuk e bëjnë këtë për shkak të ndotjes dhe mungesës së higjienës.

4. 56% e të pyeturve deklaruan se kanë qenë në Shqipëri më parë dhe nuk do të kthehen atje këtë verë për shkak të rrugës së keqe Durrës-Kukës.

Qytetarët të cilët deklaruan se do të shkojnë në Shqipëri deklaruan se arsyet kryesore për të shkuar atje është:

1. Dëshira për t’i shpenzuar paratë në një vend shqiptar (82%).

2. Njohja e Shqipërisë (11%)

3. Bukuria e bregdetit (7%)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›