15 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, ceremoni përkujtimore në Kuvend
Tiranë- Një ditë pas datës përkujtimore të vdekjes së Nënë Terezës, Kuvendi i Republikës ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore në nder të saj.
Në sallën e Parlamentit sot është shfaqur edhe një dokumentar me foto nga aktivitetet e saj, ndërsa ka mbajtur një fjalim edhe kryetraja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Sipas saj ajo ka qenë nënë e të gjithë botës, dhe puna e saj vijon ende sot të inspirojë me qindra persona.
Puna dhe vepra e saj vijon të inspirojë dhjetra njerës në botë.
Gonxhe bojaxhiu nëna e gjithë botës, të gjithë ishin të kënaqur kur takohesishin me të,- tha Topalli.
Më tej ajo foli dhe për të shkuarën të hidhur të saj, pasi regjimi diktatorial nuk e la të kthehej në Shqipëri pranë familjes së saj.
Ndërsa kryeministri i vendit Sali Berisha e ka falenderuar atë për dashurinë që i dhuri njerzimit dhe në veçanti shqiptarëve.
Pas Marias është gruja më fisnike, më njerzore e krishtërimit. Falenderimi i parë është për zotin, që i dha kombit dhe njerzimit një simbol kaq të fuqishëm të moralit njerëzor, të dashurisë njerëzore. Në këtë 15 vjetor të ndarjes së saj nga jeta, dhe të kalimit në përjtësi, çdo shqiptar përulet para saj me nderiminmë të madh, pasi kur hedh sytë në 100 vitet e fundit por edhe në shumë shekuj gjen dritën e saj. Gjen nderin e madh që ajo i bëri nënës shqiptare, motrës shqiptare, por që i bëri njerzimit në tërësi. Ndaj le ti themi asaj faleminderit nënë Tereza, na dhe nder, kur vuanim për të. Kur nuk e kishim. Ku në botë nga një regjim barbar përcillnim lajme më poshtëruese. Kur në një histeri të paparë rrënonim libra të shenjta. Është shpirti i vlerave të këtij kombi. Faleminderit që kurrë nuk e mohove- tha Berisha.
Nënë Tereza u nda nga jeta më 5 shtator në vitin 1997 në Kalkutë, në moshën 87 vjeçare.
Ajo lindi në shkup dhe më pas u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.
Në vitin1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezen se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.
Kliti Topalli/IDEA/