16 nenet e Kushtetutës që shkelen nga ligji “Për dosjet”
Ku bie në kundërshtim projektligji i propozuar nga PD-ja me ligjin themeltar të shtetit. Arsyet përse projektligji u kundërshtua jo vetëm nga opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar
Shaban Sulçe
Ligji për dosjet, i propozuar nga maxhoranca, por i kontestuar fuqishëm jo vetëm nga opozita, por edhe nga faktori ndërkombëtar, rezulton në kundërshtim me Kushtetutën në të paktën 16 dispozita të saj. Shkeljet kushtetuese të këtij projektligji kanë të bëjnë me ndërprerjen e mandateve dhe me shkeljen e të drejtave të njeriut. Ligji për dosjet bie ndesh me 16 dispozitat e Kushtetutës, pikërisht me ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e deputetit, Presidentit, ministrat, anëtarët e Gjykatës së Lartë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtarët dhe prokurorët. Në një kohë që Kushtetuta rregullon me anë të këtyre dispozitave emërimin dhe shkarkimin e shumë funksionarëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, projektligji i PD-së për hapjen e dosjeve parashikon ndërprerjen e mandateve për këta funksionarë dhe zyrtarë
Nenet
Projektligji për dosjet bie në kundërshti me Nenet 69 dhe 70 për zgjedhjen e deputetëve, si dhe me Nenet 86 e 90 për Presidentin, në Nenet 98 e 103 për ministrat. Në nenet 125, 127 e 128 për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Në nenet e 135, 136, 139, 140, 147 e 149 për gjyqtarët e prokurorët, si dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këto nene përcaktohen qartë emërimi dhe shkarkimi i këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit. Nga ana tjetër, projektligji për dosjet i propozuar nga Partia Demokratike synon ndërprerjen e mandateve të tyre. Në nenin 3 të këtij projektligji Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive të të gjitha niveleve si dhe funksionarët e lartë të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, përcaktohen si subjekte të verifikimit, që parashikon ky projektligj. Sipas Nenit 4, zyrtarët e lartë të sipërmendur do të shkarkohen për mospajtueshmëri funksionesh në rast se nga periudha 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990 kanë ushtruar funksionet e mëposhtme: anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm dhe kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, ministër, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, i dënuar me vendim penal të formës së prerë për krime kundër njerëzimit ose për veprat penale të shpifjes, të kallëzimit të rremë ose dëshmisë së rreme në procese politike. Papajtueshmëri funksionesh do të vlerësohet për zyrtarët aktualë të lartë edhe nëse verifikohet nëse ata kanë qenë bashkëpunëtorë të organeve të Sigurimit të Shtetit me veprimtari të karakterit politik apo bashkëpunëtorë vullnetarë për vepra të tilla ose në rastet kur kanë qenë anëtarë të Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokurorë ose ndihmësprokurorë, gjyqtarë apo ndihmësgjyqtarë në procese politike, si dhe denoncues apo dëshmitarë të akuzës në proceset gjyqësore politike.
Reagimet
Opozita reagoi ashpër ndaj projektligjit për dosjet i propozuar nga Partia Demokratike. Kryetari i PS-së, Edi Rama, tha se ky ligj i shërbente kryeministrit Berisha për të mbrojtur diktaturën e korrupsionit të qeverisjes së tij. Reagim kundërshtues pati edhe nga LSI-ja. Deputeti i saj Spartak Braho tha se ky projektligj shkel Kushtetutën në 16 nene të saj. Kundërshtitë erdhën gjithashtu edhe nga PSD-ja, nga shoqatat e gjyqtarëve, etj. Por reagime mjaft të ashpra pati edhe nga faktori ndërkombëtar. Në një deklaratë për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar se projektligji i paraqitur në Kuvend nga Partia Demokratike ka probleme serioze me Kushtetutën. Qeveria shqiptare mori shuplaka për këtë çështje edhe nga OSBE-ja. Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë kundërshtoi projektligjin për të njëjtën arsye, duke thënë për të se ka probleme serioze me Kushtetutën. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Lohan.
Nenet që shkelen nga ligji “Për dosjet”
Nenet 69 dhe 70 për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit
Nenet 86 dhe 90 për Presidentin e Republikës
Neni 98 e 103 për anëtarët e Këshillit të Ministrave
Nenet 125, 127 e 128 për Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese
Nenet 135, 136, 139, 140, 147 e 149 për gjyqtarët e prokurorët, si dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
20 Dhjetor 2008