Caktohet data për shpërndarjen e parave për firmat “Gjallica”, “Bendo” dhe “Nanhel”
Kreditorët do t’u gëzohen parave në ditët e para të vitit 2009. Si do të bëhet shpërndarja e tyre dhe përqindja që do të marrin kreditorët
Laureta Rryçi
Kreditorët e firmave “Gjallica”, “Bendo” dhe “Nanhel” do të mund t’u gëzohen parave vetëm gjatë ditëve të para të muajit janar të vitit 2009. Edhe pse duhet të kishte nisur shpërndarja që në muajin nëntor, duket se disa probleme teknike mes bankave janë bërë shkak për ta shtyrë ditën e parë të shpërndarjes së parave përfundimisht në datën 12 janar të vitit 2009. Ky lajm u konfirmua dje ekskluzivisht për gazetën “Albania” nga kryeadministratori i Fajdeve, Bajram Malaj. Ky i fundit shpjegoi se tashmë fondet janë kaluar në Bankën Credins dhe brenda pak ditësh do të nisë shpërndarja. “Ditën e parë të shpërndarjes së parave kemi përcaktuar datën 12 janar të vitit 2009”, - pohoi Malaj. Kreditorët e tri firmave piramidale do të marrin shuma të ndryshme parash duke u kushtëzuar jo vetëm nga totali që patën depozituar, por edhe nga koeficientet që janë përcaktuar me vendim qeverie. Sakaq është vendosur mënyra se si do të shpërndahen këto para, përfituesit e parë dhe çfarë u duhet të paguajnë kreditorëve për tërheqjen e lekëve nga banka.
Banka
Banka Credins mësohet se ka ofruar një normë interesi pak më shumë se 7 për qind, ndërsa si normë komisioni, që do t‘i mbahet kreditorit gjatë tërheqjes së parave, është vendosur shuma 50 lekë të rinj. Të gjitha paratë e shoqërive do të përqendrohen në këtë bankë e më pas do të fillojë shpërndarja. Si fillim, një përqindje e shumës do të kalojë në llogari rrjedhëse. Në këtë mënyrë pritet që çdo muaj të kalojnë një sasi parash në llogari rrjedhëse, ndërsa pjesa tjetër do të qëndrojë në formë depozite, interesi i së cilës do të jetë rreth 7 për qind, për periudha gjashtëmujore dhe vjetore.
Shpërndarja
Jo të gjithë kreditorët do të mund t‘i marrin paratë njëherësh me shumat totale përkatëse. Vetëm për Gjallicën janë rreth 90 mijë kreditorë. Është rënë dakord që mënyra e shpërndarjes të aplikohet mbi shumën që është vendosur si depozitë, deri në momentin e tërheqjes së parave, pasi kreditori është njoftuar nëpërmjet medias. Madje, nëse qytetarët do të preferojnë që me ato para mund të krijojnë depozitë në emër të tyre, kjo kërkesë do të mirëpranohet jo vetëm nga banka, por edhe nga kryeadministratori. Në këtë moment thjesht kreditori do t’i shkëpusë marrëdhëniet me administratorët dhe do të hapë kontratë të re me bankën.
Emrat me përfituesit do të shpallen çdo muaj
Këshilli Mbikëqyrës i Fajdeve do të kryejë çdo muaj shpalljen e emrave, duke u nisur nga një grafik mujor prej 400-500 vetash. Publikimi i tyre do të bëhet në media të ndryshme. Norma e kthimit, pra koeficienti, do të jetë 2,41 për qind. Kjo pasi shoqëria “Gjallica” nuk i kishte të organizuara mirë asetet e saj. Nga ky proces do të përfitojnë kreditorët e dy shoqërive piramidale, "Nahlel" dhe "Beno", të cilët në total kapin shifrën e rreth 600 personave. Norma e koeficientit për kreditorët e këtyre dy shoqërive është më e madhe se e Gjallicës. Për shoqërinë "Beno" do të shpërndahen paratë e rreth 700 kreditorëve, me një normë koeficienti prej 7,51 përqindësh, ndërsa fondi në total llogaritet në rreth 20 milionë lekë. Shoqëria "Nahlel" ka rreth 250 kreditorë, në një shumë që shkon në rreth 2 milionë lekë dhe me një normë koeficienti 7,94 për qind.
GJALLICA
Koeficienti - 2.41 për qind
Shuma në dispozicion - 937 076 530 lekë
Borxhi ndaj kreditorëve - 38 790 326 573
BENO
Koeficienti 7.51 për qind
Shuma në dispozicion - 20 533 034 lekë
Borxhi ndaj kreditorëve - 27 594 790 lekë
Numri i kreditorëve - 10 793 veta
NAHLEL
Koeficienti - 7.94 për qind
Shuma në dispozicion - 2 192 799 lekë
Borxhi ndaj kreditorëve - 273 279 182 lekë
Numri i kreditorëve - 259 veta
Si lindi “Gjallica”
Shoqëria e tregtare “Gjallica” u themelua në Gjykatën e rrethit Tiranë në dhjetor të vitit 1991 me një kapital prej 100 mijë lekësh të vjetër. Ajo u regjistrua në emër të Shemsies. Në vitin 1993 me të u bashkuan edhe shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Kërxhalliut, por në letrat zyrtare ortakja e vetme e firmës ishte Shemsie Kadria. Dalëngadalë kjo shoqëri krijoi një kapital prej 332 674 501 dollarësh amerikanë. Për të marrë këto para krerët e firmës hynë në borxh tek 69 809 persona. Hetimet e organit të akuzës treguan se kreu i kësaj shoqërie mashtruese ishte Gani Kadria. Për këtë arsye, më 17 shkurt të vitit 1997 ai u mor i pandehur. Në të njëjtën ditë u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Kërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhër-arresti ndërkombëtar.
20 Dhjetor 2008