E Shtunë, 31 Tetor 2026

16 roje për private Ronaldon e Kakanë



Kristiano Ronaldo do të jetë lojtari i parë i Realit të Madridit, i cili do të ketë një roje personale për ta mbrojtur futbollistin nga fansat dhe admirueset femra. Lajmin e dha gazeta spanjolle “E Pais”, pas sulmeve të ditës së hënë që i ndodhën portugezit. Reali, që në kohën e yllit Bekham, kishte të punësuar 8 roje private për të mbrojtur lojtarët e tij, tani ka 16 të tillë për Ronaldon dhe Kakanë. Drejtuesit e klubit janë të bindur se rojet private do të jenë të nevojshme për Ronaldon, edhe në rastin kur ai do të dalë nga shtëpia.

Martohet Pato, urime nga Milani

“Urime nga gjithë familja kuqezi”. Ky ishte mesazhi i dërguar nga drejtuesit e Milanit, yllit të skuadrës, brazilianit Pato, i cili tashmë humbi beqarinë. Sulmuesi brazilian, i cili do të mbushë 20 vjeç, më 2 shtator, u martua me Stefani Brito, një aktore 22-vjeçare braziliane, gjatë një ceremonie luksoze në “Capocabana Palace” të Rio de Zhaneiros. Në dasmë ishte i pranishëm nga Milani, njeriu kyç i merkatos, i mirënjohur Ariedo Braida.

Lorik Cana, nga gëzimi në zi

Lorik Cana pas takimit ceremonial me presidentin e Republikës Franceze, Nikolas Sarkozi dhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Braun, është pjesë e një delegacionin të Olimpikut të Marsejës për t’i bërë homazhe Robert Louis-Dreyfus në qytetin zviceran të Davosit, një prej aksionarëve kryesorë të klubit francez, i cili humbi jetën para pak ditësh. Në delegacion janë dhe presidenti i Marsejës, Jean-Claude Dassier, drejtori sportiv Hoze Anigo, trajneri Didier Deschamps, si dhe lojtarët Steve Mandanda e Mamadou Niang.

Samir Ujkani huazohet te Novara

Samir Ujkani, portieri kosovar i Palermos, do të luajë sezonin e ardhshëm si huazuar me skuadrën e Novarës, që militon në Serinë C, ose siç quhet Lega Pro Divizioni i parë në grupin A. 21-vjeçari Ujkani u largua nga drejtuesit e Palermos për të fituar më shumë eksperiencë, pasi te skuadra siçiliane nuk kishte shumë hapësirë. Sezonin e kaluar luajti për rreth 30 minuta në ndeshjen Milan-Palermo (3-0, java e 33-të e Serisë A).

Erjon Bogdani nis stërvitjen me Kievon

Erjon Bogdani nisi përgatitjet për sezonin e ardhshëm me Kievon, skuadrën më të cilën mbylli edhe edicionin e kaluar. Mesa duket trajneri Domeniko Di Karlo e ka në listën e tij “Princin e Epirit”. Bogu dha kontributin e tij në mbijetesën e Kievos në Serinë A, dhe kjo ka shërbyer si një sinjal pozitiv për të luajtur edhe një sezon tjetër në Verona. Bogdani u përfol se mund të transferohej te Bari, një skuadër e ringjitur në Serinë A, por dhe në Angli, “QPR”-ja e famshme e Flavio Briatores.

Behrami, “shëtitje” pas katër muajsh

Valon Behrami iu rikthye fushës pas katër muajsh pas operacionit në gju, edhe pse flitet veçse më shumë për një për një shëtitje. Uest Ham nisi nën drejtimin e trajnerit Xhanfranko Zola stërvitjet e para në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Behrami parashikohet të jetë i gatshëm për të pasur disa minuta në këmbë në fund të muajit gusht. Uest Ham të shtunën do të zhvillojë miqësoren e parë kundër Grejs Atletik. Behrami u transferua vitin e kaluar nga Lacio në drejtim të skuadrës angleze dhe bëri disa paraqitje të mira në Premier Ligë.

9 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›