E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ana Kurnikova, martesë sekrete me Iglesias?



Ajo është parë së fundi me një unazë martese në gisht, gjë që ka nxitur paparacët dhe gazetarët e kronikave rozë të mos i ndahen kampiones ndërkombëtare të tenisit Ana Kurnikova dhe të aludojnë për një martesë të mundshme të fshehtë të kësaj të fundit, me të dashurin e saj tashmë legjendar, Enrike Iglesias. Sportistja sensuale e pyetur nga një reporter mbi unazën që mbante në gisht ka kthyer këtë përgjigje: “Mendoja se ishe një gazetar profesionist...” E pra, duket se fjalët e bjondinës seksi lënë të nënkuptohet mjaft gjëra. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Kurnikova dhe Iglesias i hapin shteg hamendësimeve të tilla, duke e ngatërruar kronikën e thashethemeve rozë. Vitin e kaluar, Iglesias ka deklaruar se Kurnikova është gruaja e jetës së tij por që nuk kishte asnjë plan për të shkuar drejt martesës.

9 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›