Dinamo përballë një “misioni të pamundur”
Presidenti i Dinamos, Sulaj, ka premtuar 50 mijë dollarë për kualifikimin. Trajneri Muça premton jo vetëm fitoren, por dhe përmbysjen e madhe
Dinamo është përballë një “misioni të pamundur” sot në “Qemal Stafa” (19:00), ku i duhet të përmbysë një deficit prej tre golash përkundrejt finlandezëve të Lahtit, pasi këta të fundit fituan një javë më parë me rezultatin bindës 4-1 ndaj bluve shqiptarë në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës.
Presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, përmes një deklarate të bërë nga administratori Ismet Saliaj, ka premtuar 50 mijë dollarë për kualifikimin, duke rritur dukshëm optimizmi në kampin e 17-herë kampionëve të Shqipërisë.
Trajneri Shkëlqim Muça premtoi jo vetëm fitoren, por dhe përmbysjen e rezultatit, që do ta çonte formacionin e tij në turin e dytë kualifikues, diçka që nuk ndodh prej shtatë sezonesh.
Kalimi i fundit i një turi ka ndodhur në edicionin 2002-2003 të Ligës së Kampioneve, kur në turin e parë eliminoi Kaunasin (3-2, 0-0), për t’u eliminuar në turin e dytë nga danezët e Brondbit (0-4, 0-1).
Shkëlqim Muça, një ish-trajner i Tiranës, që me bardheblutë ka realizuar një mrekulli në vitin 1994, kur eliminoi bjellorusët e Fandokut, pas humbjes 4-1 në fitoren 3-0, është përpjekur të fusë këtë frymë e mentalitet te Dinamo.
“Situata është shumë e qetë. E rëndësishme është që të paraqesim në fushën e lojës një ekip sulmues. Nuk ka rëndësi numri i golave, por të fitojmë dhe të rregullojmë imazhin e prishur në ndeshjen e parë”, - tha për mediat sportive trajneri Muça.
Në fakt, nëse shikon statistikat e Dinamos (gjithmonë kokëforta), një fitore të bluve në Europë, mund ta gjesh në vitin 2005 dhe në një kompeticion modest si Kupa Intertoto, kur Dinamo fitoi 2-1 kundër Varteksit, ndërkohë që në ndeshjen e kthimit humbi me rezultatin tashmë të “zakonshëm” 4-1.
Dinamo vuajti shumë në mbrojtje në ndeshjen e parë, duke pësuar dy gola në çdo pjesë, por ajo që është më e rëndësishme, është fakti se tre gola u pësuan nga goditjet standarde.
Kapiteni i Dinamos, qendërmbrojtësi Arjan Pisha (23 ndeshje ndërkombëtare në Europë me fanellat e Dinamos, Tiranës e Vllaznisë, 1 gol), pohoi se “loja ishte e barabartë dhe se Dinamo u ndëshkua nga tri këndi”: “Lahti ishte më mirë fizikisht. Te ne u ndje lodhja dhe skuadra ra fizikisht në tërësi”.
Trajneri Muça ka provuar gjatë seancave të fundit dy variante në mbrojtje, duke rreshtuar në versionin e parië. Putincanin në të djathtë, Diopin e Pishën në qendër, si dhe Vrapin në të majtë, ndërkohë që në rastin e dytë, Putincanin në të djathtë, Pishën e Malarkanin në qendër, si dhe Vrapin në të majtë.
Dinamo përfundimisht ka humbur mundësinë për të pasur në dispozicion sulmuesin serb të huazuar nga Apolonia, Mlladen Bërkiç, i cili nuk mundi të rikuperohej në kohë, pas përplasjes me Bekim Kulin në seancën steërvitore së ditës së hënë.
Mesfushori sulmues Bekim Kuli, autori i golit të vetëm të Dinamos në humbjen 4-1 në ndeshjen e parë, pranoi se në pjesën e parë skuadra bëri një lojë të mirë, duke pranuar edhe një farë epërsie teknike në raport me finlandezët.
“Rezultati 4-1 për Lahtin është i vështirë për t’u përmbysur, por ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen në radhë të parë, e më pas të luftojmë për kualifikimin”, - tha për mediat sportive kavajasi Kuli, autor i 4 golave në ndeshjet për kupat europiane, me fanellat e Partizanit, Teutës e Dinamos.
KUNDËRSHTARI
Skuadra e Lahtit mbërriti dje në Tiranë, rreth orës 16:00, duke u akomoduar në hotel “Sheraton”. Në orën 19:00 finlandezët kryen edhe stërvitjen tradicionale njohëse në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, atje dhe ku do të luhet ndeshja. Lahti pas fitores 4-1 me Dinamon tonë, barazoi 1-1 me Inter Turkun në kampionatin finlandez. Për Lahtin golin në atë takim e shënoi Xhon Kempinen. Në 13 javë kampionat ka grumbulluar 17 pikë: 4 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.
Ndeshja e parë
Dinamo humbi 4-1 me skuadrën finlandeze FC Lahti, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Golat për Lahtin u shënuan nga Pires Vieira 2’, 86’, Moilanen 43’, Haara 52. Kuli realizoi për Dinamon.
Katër humbjet 4-1
Dinamo-Brondi 1-4 (sezoni 2002-2003, Liga e Kampioneve); Dinamo-Otelul Galati (2004-2005, Kupa UEFA); Varteks-Dinamo 4-1 (2005, Kupa Intertoto); CSKA e Sofjes-Dinamo (2006-2007, Kupa UEFA) si dhe kjo e fundit, Lahti-Dinamo 4-1 (2009-2010, Liga e Europës)
Tri humbjet 4-0
Dinamo është mundur tri herë me rezultatin e pastër 0-4 me danezët e Brondbit (edicioni 2002-2003, Liga e Kampioneve), belgët e Lokerenit (ediciioni 2003-2004, Kupa UEFA) dhe rumunët Otelul Galatit (edicioni 2004-2005, Kupa UEFA).
Gjyqtarë grekë
Takimi i kthimit Dinamo-Lahti do të zhvillohet, më 9 korrik 2009, ora 20:00, në stadiumin “Qemal Stafa”. Ndeshja do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh grekë me kryesor Vasilios Pamporidis. Ndihmës të tij janë Vasileiadis dhe Thanasakudis.
Kompanitë e basteve
Dinamo, si skuadër vendase është kuotuar më ulët për fitoren në takimin kundër Lahtit. Fitorja e bluve shqiptarë ka koeficientin 2.50, ndërkohë që për Lahtin, fitorja është në shifrat 2.70. Barazimi vlerësohet 3.50.
Liga e Europës
Turi i parë kualifikues
Ndeshja e parë
2 korrik 2009
Lahti-Dinamo 4-1
Shënues: Pires Vieira 2’, 86’, Moilanen 43’, Haara 52/ Kuli 28’
Ndeshja e dytë
9 korrik 2009
Dinamo-Lahti (19:00)
DINAMO
NDESHJET NDËRKOMBËTARE
1971/72 Kupa e Fituesve të Kupave
Turi I: Dinamo - Austria Vjenë 1-1 0-1
1980/81 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Ajaks 0-2 0-1
1981/82 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo – K.Zeis Jena 1-0 0-4
1982/83 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Aberdin 0-0 0-1
1985/86 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Hamrun 1-0 0-0
Turi II: Dinamo – Sporting 0-0 0-1
1986/87 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Beshiktash 0-1 0-2
1989/90 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Chernomorets 4-0 1-3
Turi II: Dinamo - Dinamo Bukur. 1-0 0-2
1990/91 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Olimpik Marsejë 0-0 1-5
2001/02 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Dinamo Bukuresht 1-3 0-1
2002/03 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - FBK Kaunas 0-0 3-2
Turi II: Dinamo - Brondbi 0-4 0-1
2003/04 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Lokeren 0-4 1-3
2004/05 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - Oþelul Galaþi 1-4 0-4
2005 Kupa Intertoto
Turi I: Dinamo - NK Varteks 2-1 1-4
2006/2007 Kupa UEFA
Turi I: Dinamo - CSKA Sofia 0-1 1-4
2008/2009 Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo - Modrica 0-2 1-2
2008/2009 Liga e Kampioneve
Turi I: Lahti-Dinamo 4-1 09.07.09
Bilanci: 35 ndeshje; 4 fitore, 6 barazime, 26 humbje. Golaverazhi 22-69.
Tre kualifikimet e Dinamos në turin e dytë
Dinamo ka mundur të kalojë në turin e dytë të një kompeticioni evropian vetëm tre herë.
1 - Në sezonin 1985-1986, Dinamo eliminoi në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, Hamrun Spartans (1-0, 0-0), ndërkohë që u eliminua nga Sportingu në turin e dytë (0-0, 0-1).
2 - Kualifikimi i dytë i Dinamos është ai sezonit 1989-1990 në Ligën e Kampioneve. Dinamo eliminoi në turin e parë Chernomorets Burgas (4-0, 1-3), ndërsa u eliminua në turin e dytë nga Dinamo e Bukureshtit: fitoi në Tiranë 1-0 dhe humbi në Bukuresht, 2-0.
3 - Në ballafaqimin për Ligën e Kampioneve, atë në sezonin 2002-2003, Dinamon arriti të eliminojë në turin e parë lituanezët e FBK Kaunas. Fitoi në transfertë 3-2 dhe barazoi në Tiranë 0-0. Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondbi e Danimarkës: humbi në Tiranë 4-0 dhe në Danimarkë 1-0.
9 Korrik 2009